Putini është futur në cep dhe tani është më i rrezikshëm
Frank Gardner – BBC
Presidenti rus Vladimir Putin tani është future në cep dhe kjo është e rrezikshme.
Ky pushtim i planifikuar prej kohësh ndaj fqinjit të tij nuk po shkon sipas parashikimeve të tij, megjithëse forcat e tij po bëjnë njëfarë përparimi në jug.
Përtej kufijve të Ukrainës, reagimi ndërkombëtar ka qenë shumë më i shpejtë dhe më i ashpër se sa ai do të priste, duke shkaktuar dëme serioze në ekonominë ruse, situatë që mund të përfundojë duke kërcënuar autoritetin e tij në vend.
Por, çfarë vjen më pas?
Në lidhje me sanksionet, Moska do të hakmerret në një formë – ndoshta me një sulm të madh kibernetik ndaj institucioneve perëndimore.
Por detyra e menjëhershme e Putinit është të tregojë se po fiton në Ukrainë.
Duke përjashtuar mundësinë e pamundur për një marrëveshje paqeje, mund të presim të shohim një intensifikim të ofensivës ruse në qytetet e Ukrainës.
Duke gjykuar nga veprimet e mëparshme ruse në Çeçeni dhe Siri, Putini do të ketë pak konsideratë për sigurinë e civilëve dhe Moska ka ende disa armë shkatërruese në dispozicion të saj që ende nuk i ka përdorur.
Rruga Press