BotaKryesore

“Putini deshi luftë, ne ia çuam në shtëpi”, Ukraina vijon ofensivën në Rusi: Kontrollojmë 1000 km katrorë

Forcat e Kievit kontrollojnë një territor prej një mijë metrash katrorë në rusi, teksa vijojnë inkursionin më të madh ndërkufitar në 2 vite e gjysmë luftë. Kështu pretendon kreu i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, sipas të cilit ofensiva në rajonin e Kursk po vazhdon, 7 ditë pas nisjes. Sirenat e alarmit për sulme ajrore u dëgjuan në orët e para të së martës, teksa u paralajmërua për rrezikun e sulmeve me dronë.

“Gjatë ofensivës sonë në rajonin e Kursk, kemi arritur të marrim nën kontroll 1 mijë km katror territor. Njësitë tona po vazhdojnë të përmbyshin detyrat e caktuara. Praktikisht ka beteja përgjatë të gjithë frontit. Situata është nën kontrollin tonë”, tha shefi i ushtrisë Oleksandr Syrskyi. 

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha në një video-mesazh gjatë mbrëmjes së Rusia e kishte çuar luftën tek të tjerët dhe tani ajo po i kthehej mbrapsht në shtëpi.

“Është plotësisht e justifikuar të shkatërrosh terroristët rusë kudo që ndodhën, e nga ku ndërmarrin sulmet. Ne mendojmë se kjo do të na afrojë më shumë tek paqja. Rusia duhet detyruar të pranojë paqen, veçanërisht nëse Putin është kaq i vendosur të luftojë”, deklaroi Zelensky.

Por presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi ofensivën si një provokim madhor dhe urdhëroi forcat ruse të dëbojnë armikun nga territori i vet.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Mbi 120 mijë persona janë evakuuar nga rajoni i Kursk, e 59 mijë të tjerë janë urdhëruar të bëjnë të njëjtën gjë. Evakuime ka pasur edhe në rajonin e afërt të Belgorod.

Sipas guvernatorit të Kursk, 28 fshatra në zona kanë rënë në duart të forcave të Kievit, 12 civilë janë vrarë dhe situata mbetet e vështirë. Inkursioni i paprecedentë i trupave të Kievit nisi të martën, me përfshirjen e mijëra ushtarëve që siç thuhet kanë avancuar 30 km në brendësi të Rusisë. 

YouTube player