Bota

Putini: Armët bërthamore ruse kanë mbërritur në Bjellorusi

Presidenti rus Vladimir Putin tha dje se Moska transferoi kontigjentin e parë të armëve bërthamore në Bjellorusi.

“Kjo ndodhi, kontigjenti i parë i armëve bërthamore u dorëzua në territorin e Bjellorusisë,” tha Putin në një forum ekonomik në Shën Petersburg, sipas Bloomberg.

Ai shtoi se transferimi i armëve bërthamore taktike do të përfundojë deri në fund të vitit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës 205 milionë dollarë shtesë në ndihmë humanitare, tha dje Sekretari i Shtetit Anthony Blinken.

Ai vuri në dukje se mbështetja duhet t’u drejtohet qytetarëve më të cenueshëm të Ukrainës dhe të përfshijë ushqimin, ujin e pijshëm të sigurt, shërbimet mbrojtëse, arsimin, mjetet e jetesës, ndihmën juridike, disponueshmërinë e strehimit, kujdesin shëndetësor dhe shumë më tepër, raportoi Reuters.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *