Bota

Putin i vetëm në zgjedhjet e shtatorit, përjashton edhe kundërshtarin e fundit

Autoritetet zgjedhore në Rusi të shtunën i kanë ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të shtatorit kandidatit të Partisë Komuniste. Ai është figura e fundit opozitare që diskualifikohet nga gara disa javë para zgjedhjeve.

Pavel Grudinin, i cili kishte marrë 12 për qind të votave, kur e kishte sfiduar presidentin Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, u përjashtua nga lista e kandidatëve për shkak se Zyra e Prokurorit zbuloi se ai ka aksione në një kompani të huaj, raportuan agjencitë e lajmeve.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm polak: Rusia do të mposhtet nëse e sulmon NATO-n

Megjithatë, ai mohoi se ka ndonjë aset jashtë vendit dhe e lidhi vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor me potencialin që e kanë partitë opozitare për të arritur rezultat të fuqishëm në zgjedhjet e shtatorit, shkruan Reuters.

Një sondazh i kryer kohëve të fundit tregoi se Partia Komuniste dhe partitë tjera opozitare mund të përbëjnë rrezik serioz ndaj mbizotërimit të partisë së Putinit, Rusia e Bashkuar, në Dumën Shtetërore, që është dhoma e ulët e Kuvendit të Rusisë.

Lexo më shumë  Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *