Bota

Putin i kërkon Gazprom-it të nisë furnizimin me gaz drejt Europës

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi kreut të gjigantit energjetik Gazprom, Alexei Miller, që pasi të përfundojë mbushjen e rezervave kombëtare të nisë të furnizojnë depozitat evropiane të gazit.

Presidenti rus tha se kjo masë do të zbatohet deri më 8 nëntor dhe pritet të përmirësojë situatën në tregun evropian të energjisë.

Në mbledhjen e qeverisë Miller u shpreh se Gazprom do të arrijë nivelin e planifikuar prej më shumë se 72.6 miliardë metra kub (bcm) gaz në magazinimin e brendshëm deri më 1 nëntor dhe do të përfundojë plotësisht mbushjen e inventarëve deri më 8 nëntor.

Lexo më shumë  Studentët belgë e holandezë në protesta, kërkojnë t’i jepet fund luftës në Gaza

Çmimet e gazit në Azi dhe Evropë kanë arritur në nivele rekord duke u rritur me 365%.

Për më shumë që me ardhjen e stinës së dimrit, gazi përdoret edhe më shumë.

Liderët e BE vijojnë të diskutojnë se cila mund të jetë zgjidhja emergjente dhe afatgjatë e këtij problemi, pjesë e planit është blerja e përbashkët e gazit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *