Bota

Putin i dërgoi disa armë taktike bërthamore ruse në Bjellorusi

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvendosur disa nga armët taktike bërthamore në Bjellorusi.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, konfirmoi se ka përfunduar dërgimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia, raporton newyorkpost.

Lideri bjellorus deklaroi më parë se transferimi i armëve bërthamore nga Rusia në Bjellorusi ishte i lidhur me përpjekjet për të “ndaluar kërcënimet e Polonisë si anëtare e NATO-s”.

Lexo më shumë  Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani, Merz zotohet për 'pavarësi' nga Amerika e Trump, duke paralajmëruar se NATO së shpejti mund të vdesë

Ky konfirmim vjen disa muaj pasi Rusia njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, një aleat i Putinit dhe Moskës.

Në muajin maj, Lukashenko konfirmoi se disa armë bërthamore po dërgoheshin tashmë në Bjellorusi, gjë që ngriti shqetësime në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore.

Në muajin qershor, Putin konfirmoi se dërgesa e parë e armëve bërthamore taktike kishte arritur në Bjellorusi dhe se ato ishin vendosur atje.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

“Pse duhet të kërcënojmë të gjithë botën? Unë kam thënë tashmë se përdorimi i masave ekstreme është i mundur në rast se ekziston ndonjë rrezik për shtetin rus”, kishte pohuar atëbotë Putin.

Rruga Press

YouTube player