Bota

“Putin, gangster”, e veja e Navalny thirrje Perëndimit: Mos njihni rezultatin e zgjedhjeve!

E veja e Alexei Navalny thotë se Vladimir Putin nuk është një politikan, por një “gangster” fitorja e pashmangshme e të cilit në zgjedhje nuk duhet të njihet ndërkombëtarisht. Në një opinion për Ëashington Post, Yulia Navalnaya tha se nuk i kishte mbetur “asnjë zgjidhje” veçse të vazhdonte punën e burrit të saj të ndjerë, një kritik i shquar i Kremlinit, për  të cilin tha se u vra me urdhrin e drejtpërdrejtë të Putinit.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Në artikull, ajo e përshkroi presidentin rus si udhëheqësin e një grupi mafioz që shijon dhunën dhe luksin. “Ndërsa ai nuk ka mbështetje unanime në Rusi, ka ende shumë në Perëndim që kërkojnë logjikë politike në veprimet e tij. Putini nuk është një politikan, ai është një gangster. Alexei Navalny u bë i famshëm në Rusi dhe i urryer nga Putini, pikërisht sepse që nga fillimi i luftës, ai e përshkroi hapur Putinin dhe aleatët e tij si gangsterë që kishin kapur dhe përdorur pushtetin vetëm për të interesat e tyre”, tha zonja Navalnaya.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Ajo vuri në pikëpyetje pse vendet demokratike vazhduan të njihnin udhëheqjen e një njeriu që kishte falsifikuar zgjedhjet, heshti kritikët e tij dhe nisi një luftë të përgjakshme në Evropë.

Rruga Press

YouTube player