Bota

Putin akuzon Ukrainën për shkelje të të drejtave të njeriut ndaj pakicës ruse

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se ka parë një përkeqësim të situatës në Ukrainën lindore. Duke folur në një konferencë shtypi në Kremlin, Putin bëri akuza të pabazuara për “shkelje masive dhe sistematike të të drejtave të njeriut” dhe “diskriminim të popullatës rusishtfolëse” në Ukrainë, raporton BBC.

Ai u kërkoi autoriteteve në Kiev të hyjnë në negociata me krerët separatistë. Putin iu tha gazetarëve se mbetet i gatshëm të diskutojë krizën në Ukrainë me liderët perëndimorë, por i akuzoi ata për injorimin e shqetësimeve të sigurisë së Rusisë dhe paralajmëroi se çdo marrëveshje duhet të përfshijë një zotim ligjërisht të detyrueshëm që NATO do të ndalojë zgjerimin e saj drejt lindjes.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Ai hodhi poshtë gjithashtu mundësinë e sanksioneve perëndimore dhe argumentoi se SHBA dhe aleatët e saj do të gjejnë gjithmonë një pretekst për të vendosur ndëshkime financiare ndaj regjimit të tij.

Deklarata e tij vjen pasi SHBA akuzoi Rusinë për grumbullimin e rreth 190,000 trupave përgjatë kufijve të Ukrainës. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *