Lajme

Pusteci, ”oazi” i pandikuar nga kriza e çmimeve, ku banorët gjithçka e sigurojnë vetë

Kriza që ka përfshirë thuajse të gjithë kontinentin evropian, si për produktet ushqimore ashtu edhe për karburantet, duket se ende nuk ka mbërritur në fshatrat e bashkisë së Pustecit, në qarkun e Korçës. Banorët e kësaj zone pranojnë se për sa kohë punojnë tokën e tyre, gjerat e domosdoshme për ushqim i sigurojnë vetë, duke mos u ndikuar shumë nga shtrenjtimi i mallrave ushqimore.

Lexo më shumë  Lirimi i zv.drejtorit të Policisë, Gërvalla: Ishte një akt hakmarrës i Serbisë pas mbështetjes për anëtarësim të Kosovës në KE

“Preshin e kemi, patatet po, blejmë për fëmijët kur kemi nevojë”, thotë një banor.

Kafshët e punës, përveçse i përdorin për të punuar tokat, këta banorë i përdorin edhe si mënyrë transporti, duke mënjanuar në krizën dhe shtrenjtimin e karburantit.

“Kemi gomarin për çdo gjë, për transport, për dru, për të punuar tokën. Pa naftë!”, shton një tjetër për A2 CNN.

Lexo më shumë  Knaus zbulon pse po eskalon Serbia: Dhunë për kërcënim

Shqetësimi kryesor i banoreve të kësaj zone, është largimi i të rinjve dhe frika se pas disa viteve këto toka nuk do të ketë kush t’i punojë më dhe do të varen nga çmimet dhe krizat që mund të përjetojnë tregjet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *