Bota

Pushtimi rus i Ukrainës, protesta kundër Putinit në disa vende të botës

Mijëra njerëz kanë protestuar në Sidenj të shtunën me pankarta në duar: “Ukraina do t’ia dalë” dhe duke kërkuar vendosjen e shumë masave kundër Moskës, ndërsa protestuesit në Tokio kërkuan që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Protestat filluan pas përplasjeve mes forcave ruse dhe ukrainase për kryeqytetin e Ukrainës dhe pasi Rusia vuri veton ndaj një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që dënon pushtimin e Ukrainës.

Lexo më shumë  Shefi i shërbimit sekret britanik paralajmëron: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Evropë

Nga Tokio, në Varshavë, Londër dhe Nju Jork, mijëra kanë protestuar kundër pushtimit, kriza më e madhe e sigurisë në Europë në dekada.

Të veshur me flamurin blu dhe të verdhë të Ukrainës dhe duke valëvitur flamurin kombëtar të vendit, protestuesit e Sidneit mbanin gjithashtu pankarta që dënonin përpjekjet e presidentit rus Vladimir Putin për të rrëzuar qeverinë ukrainase.

Disa kërkuan që qeveria e kryeministrit Scott Morrison të rrisë sanksionet kundër Moskës dhe të ndalojë qytetarët rusë të vizitojnë Australinë, ndërsa të tjerë kërkuan ndërhyrjen e NATO-s.

Australia dhe Japonia u janë bashkuar Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe shumë vendeve të tjera në vendosjen e një sërë raundesh sanksionesh kundër politikanëve, bizneseve dhe qytetarëve të elitës ruse për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *