Bota

“Pushtimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore”- Biden kërcënon Putin: Pasoja të rënda të presin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë gjithçka për të shmangur një luftë në Ukrainë. Përfshirë edhe kërcënime të drejtpërdrejta në drejtim të presidentit rus, Vladimir Putin. Pasoja masive e presin atë nëse merr një hap për të pushtuar vendin fqinj, Ukrainën.

“Do të ketë pasoja të mëdha nëse ai do të hynte dhe do të pushtonte, nëse do të mundet, të gjithë vendin, ose shumë më pak se kaq. Një zhvillim i tillë nuk do të sillte pasoja të mëdha ekonomike dhe politike vetëm për Rusinë, por për mbarë botën. Do të ishte pushtimi më i madh nëse ai do të futej me të gjithë forcat, pushtimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Do të ndryshonte botën”, tha Biden.

Lexo më shumë  Trumpi e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Komentet e tij vijnë teksa liderët perëndimorë kanë përsëritur vazhdimisht paralajmërimin se Rusia do ta paguajë shtrenjtë një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Moska ka akuzuar Uashingtonin se po përshkallëzon tensionet lidhur me këtë çështje dhe mohon planet për të hyrë me ushtri në vendin fqinj. Megjithatë, ka zhvendosur pranë kufirit me Ukrainën, mbi 100 mijë trupa dhe shpesh simulon operacione që i ngjajnë një lufte.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se Rusia ka nisur një sulm me raketa balistike ndërkontinentale

Rruga Press

YouTube player