Bota

Pushtimi i Ukrainës, Rusia largohet nga Këshilli i Europës

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Europës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut, e themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kremlini tha se anëtarët e NATO-s po minojnë organizatën europiane të krijuar për të mbështetur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rusia u bashkua me Këshillin e Europës në 1996, pas një aplikimi nga Boris Jelcin si pjesë e një përpjekjeje për të dërguar vendin drejt demokracisë. Por kontradiktat kanë qenë të shumta gjatë gjithë kohës.

Disa sugjerojnë se anëtarësimi i Rusisë në organin prej 47 vendesh e ka delegjitimuar atë. Të drejtat e përfaqësimit të Rusisë u pezulluan më 25 shkurt, një ditë pas pushtimit të Ukrainës.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Por kjo nuk ishte hera e parë që Këshilli e ka pezulluar Rusinë. Hera e parë ishte në 2001, pas luftës së dytë çeçene, dhe në 2014 kur Vladimir Putin pushtoi Krimenë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *