KryesoreLajme

Pushtimi i Ukrainës/Kurti: Sot edhe më e qartë vlera dhe rëndësia e epopesë së UÇK-së

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova i dhuroi botës aktin më të pashembull, familjen Jashari, dhe tani kur po ndodhë pushtimi i Ukrainës, është edhe më e qartë vlera dhe rëndësia e epopesë së UÇK-së.

Kurti me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ceremoninë e rreshtimit të njësive ushtarake të FSK-së, e cila u mbajt në kazermën “Adem Jashari”, Prishtinë, Kurti tha se Kosova nuk ka trima pushtimi por dëshmorë çlirimi.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

“Ne duam paqe afatgjatë andaj nuk ngutemi e nuk vendosim data përfundimtare. Datat na duhen por në zhvillimin e brendshëm. Së brendshmi na duhet sinqeritet, së jashtmi na duhet reciprocitet”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Kosova i dhuroi botës aktin më të pashembull, familjen Jashari.

“Jasharët na dëshmuan se vullneti e sjell subjektivitetin. UÇK e çliroi Kosovën, jemi të qartë për këtë pikë. Këto ditë të planetit kur jemi dëshmitar të pushtimit të Ukrainës na sjellin edhe më të qartë vlerën dhe rëndësinë e epopesë së UÇK-së. Vullneti i Ukrainës do ta bëjë të mundur kthjelltësinë e shprehjes botërore. Sot Ukraina mund ta kuptojë Kosovën dhe epopenë e luftën e saj. Urojmë që Ukraina mos të jetë as Bosnje, as Kosovë. Të mos ketë pastrim etnik, as të zhdukur me dhunë, as dhunime seksuale”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *