Lajme

Pushohet hetimi ndaj Adriatik Llallës për fshehje pasurie

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të pushuar hetimin e çështjes ndaj tij për fshehje pasuire.

Duke qenë se ai është dënuar njëherë për këtë akuzë SPAK kërkoi pushimin e kësaj akuze.

Në shtator të vitit të kaluar Llalla u dënua me dy vite burg, si dhe 5 vite të tjera heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Burime bëjnë me dije se Llalla ka aplikuar për azil politik në Itali, dhe nuk dihet nëse do të pranohet kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij. Sipas njoftimit të SPAK, pritet që Llalla të ekstradohet nga Italia për të vijuar me proceduar e dënimit të tij në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme i ka përcjellë ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e Adriatik Llallës nga Italia në Shqipëri, ndërsa duhet të presim më tej për vendimin e ministrisë mbi datën e ekstradimit të ish-kryeprokurorit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Kujtojmë se, Llalla është dënuar me 2 vite burg nga Apeli i Posaçëm për akuza që lidhen me fshehjen e të ardhurave dhe mosdeklarimin e pasurisë. Prej dy muajsh ai ishte shpallur në kërkim, pasi që nga vendimi i gjykatës  ai u arratis në Itali.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *