BallinaBota

Punonte me traktor për të mirëmbajtur tokën/ Kryeministrja që erdhi nga arat dhe u ngjit në majë

Lindur në 1980, Ardern u rrit në Murupara, një qytet i vogël me 1,970 banorë, të shpërndarë në fshatrat në jug të Auckland. Në Google Maps është një pikë mbi një hapësirë të gjelbër, aq larg nga qendra e botës sa nuk mund të imagjinoni asgjë të ndodhë atje. Prindërit e saj i përkasin besimit Mormon dhe kishin profesione të zakonshme: babai polic, nëna e punësuar në një mensë shkollore. Puna në ara është një zakon për të gjithë në ato anë, dhe Jacinda, pasdite pas shkollës, si vajzë e re hipte në traktor për të ndihmuar në mirëmbajtjen e tokës së familjes. Mund të jetë me mijëra kilometra larg nga kryeqytetet e Kinës, Evropës, Shteteve të Bashkuara, por ky cep i përgjumur i provincës është gjeografia që ne të gjithë e njohim, në realitet. Në fakt, shumica rriten si Ardern, në skaje. Dhe pa arsim, pa pasione, mbeten atje përgjithmonë.

Lexo më shumë  Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut

Ajo ishte e zonja dhe spikat shumë herët. Vajza provinciale studion, diplomohet, dashurohet me politikën dhe shkon në Britaninë e Madhe, vendin e huaj ku ndodhin gjëra. Në vitin 2006, në moshën njëzet e gjashtë Vjeç, ajo u bë “më e mira e ekipit” të Tony Blair.  Ajo është e re, është grua dhe vjen nga larg. Duket sikur ato protagonistet e sagave aventureske që nisin një destinacion të ri, me guximim prej pionierësh. Veçse në ato saga, protagonistë ishin gjithmonë dhe vetëm meshkuj.

Kthehet në Zelandën e Re dhe në vitin 2008 zgjidhet të drejtojë Socialistët e Rinj dhe, në më pak se një dekadë, ajo do ta gjejë veten duke u betuar si Kryeministre. Në moshën 37 vjeç, dhe shtatzënë.

Jacinda Ardern, nga viti 2017 deri më sot, nuk ka bërë asgjë tjetër përveç se të thyejë rekorde dhe të hedhë në erë stereotipe: Kryeministrja e parë femër, Kryeministrja më e re në botë, Kryeministrja që i jep gji foshnjës së vet në asamblenë e përgjithshme të OKB. E sjellshme, e dhembshur, amësore. Por edhe e fortë. Ishte ajo që u përball me masakrën e Christchurch pa u përkulur – 50 myslimanë të vrarë dhe 40 të plagosur – duke i mohuar terroristit, supremacistit të bardhë, deri edhe një emër. Dhe ishte ajo që menaxhoi pandeminë me rezultatet më të mira, përmes dy bllokimeve në kohë dhe të forta, që synonin jo frenimin, por eliminimin e virusit.

Efektivitet që e ka bërë të fitojë lëvdata nga çdo pjesë të planetit.

Rruga Press

YouTube player