KryesoreLajme

Punonjësit e incineratorit Elbasan në protestë, kërkojnë pagat

Punonjësit e riciklimit të mbetjeve në landfillin e Elbasanit kanë dalë në protestë për të dytën ditë me radhë për pagat e prapambetura.

Dhjetëra punonjës të këtij sektori thonë se po vuajnë për bukën e gojës, pasi vijnë nga familje me probleme të thella ekonomike dhe prej dy muajsh nuk kanë marrë pagë.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

“U thamë dje dhe na morën në telefon se rrogat do të hyjnë. Nuk erdhën, se më vjen mesazh. Dje nuk punuam, na tha nëse do dilni në grevë ditë pune nuk ka. I thashë nuk dua ditë punë. As sot jo derisa të marr pagën. Unë jam te landfilli, ka dy muaj që është ndërprerë puna. Ne jemi punëtorë, duam bukë për kalamajtë, rrogat” tha një prej protestuesve.

Punëtorët kanë bllokuar edhe hyrjen për në ambjentin e depozitimit të mbetjeve. Ata thonë se nuk do të lejojnë makinat që sjellin mbetjet të futen brenda.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *