Lajme

Punëtorët e ardhur nga Bangladeshi në Shqipëri, rrjet i strukturuar trafikimi njerëzish?!

Dëgjojeni kryeministrin e vendit më 31 mars 2021: punëtorët nga Bangladeshi janë lënda e tij e parë e promovimit. As merren me thashethem, asgjë prej gjëje. I ke vetëm për punë.

Janë profesionista, thotë sipërmarrësi.

YouTube player

Kryeministri ndryshoi edhe ligjin madje për këtë çështje, u fol e stërfol kjo gjë, dhe aq. Si çdo gjë që bën ky njeri.

Sot përfaqësues të biznesit thonë se “ideja e punëtorëve nga Bangladeshi” ishte një eksperiment i dështuar, e ca më keq madje një skemë trafikimi drejt Europës. Ndiqeni përfaqësuesin e biznesit, Alban Zusi, që thotë se e ka përvojë personale këtë gjë:

Lexo më shumë  FSK realizon ushtrime në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë

Tani, kush e përdor kaq keq kryeministrin? I cili në emër të propozimeve që i tingëllojnë të bukura del e prononcohet në vetë të parë? kush po bën lekë pas fasadës ku luan zotëria në fjalë? Si mundet të katandiset një proces që sjell edhe ndërhyrje ligjore të ketë nga pas një interes kaq banal dhe që strukturohet kaq kollaj si linjë shtetërore vendimesh?

Lexo më shumë  Kurti: Nga Planit të Rritjes, Kosova do të përfitojë afro 1 miliard euro

Ky është “shteti” dhe kjo është qeveria. Përgjigje tjetër nuk mund të ketë.  

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *