“Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka komentuar përballjen e kryeministrit Edi Rama me kryeministrin Albin Kurti në samitin e mbajtur në Malin e Zi.
Alizoti tha se Rama tregoi një arrogancë dhe një narcizëm të madh ndaj njeriut që duhet ta përqafojë e ti thotë Evropës se ai është vëllai ime dhe shpirti im pasi Rama shkon si kryeministër i shqiptarëve në atë takim.
“Ne shikojmë kryeministrin tonë i cili shfaq një arrogancë. Ai ka ikur në emër të shqiptarëve, të një vendi që është Kosova, ku është populli që ka vuajtur shumë dhe jo para 100 vitesh por para pak vitesh, është dhunuar, përdhunuar përçudnuar”, tha ia për EuronewsAlbania.
Ai më tej tha se “Kryeministri i Shqipërisë, duhet ta përqafonte Kurtin të tregonte që ai është vëllai im evropianëve, t’i thoshte ky është shpirti im, është njeriu im, jo të rrijë më një arrogancë. Por ky është njeri narcist, është njeri me çrregullime patetike. Po të ishte një evropian ai do të ngrihej do ta përqafonte, do t’i lëpihej”.
“Ky bëhet pulë me të huaj dhe me skifter me popullin e vet, i cili e paguan, e mban me taksa, një mësues vizatimi e ka bërë ‘superstar’. Ky nuk është faji i atij, kjo është teza që dëshmon degradimin e shoqërisë shqiptare, sepse ai ikën si kryeministër”, tha Alizoti.
Rruga Press