Lajme

Pula: Letër dërguar Blinkenit ka një peshë serioze

Njëqind e njëzet e pesë shqiptaro-amerikanë janë drejtuar me një letër Sekretarit të SHBA-së, Antoni Blinken, përmes të cilës kanë kërkuar më shumë mbështetje për Kosovën.

Besnik Pula, veprimtar në SHBA, bëri të ditur se kjo nismë nisi bashkë me aktivistin Drilon Gashi, me idenë që kjo të gjejë mbështetje te disa personalitete shqiptaro-amerikanë, që u mbështet shumë nga komuniteti shqiptaro-amerikan, që erdhi duke u zgjeruar në 25 shtete amerikane.

“Ishte një jehonë e cila tregon se kishte një snetiment të akumuluar brenda komunitetit shqiptaro-amerikan, sidomos në ngjarjet e fundit në veri të Kosovës”, deklaroi Pula, në “Lajmet e fundit”, në RTK.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Ai më tej shtoi se letra ka një peshë serioze, teksa përmendi kongresistin Torres, kryetar i Grupit për çështje shqiptaro-amerikane, i cili ka bërë thirrje administratës amerikane që të dëshmojë një mbështetje më të fuqishme për Kosovën e të mos mbështesë presidentin serb Vuçiq, për vetë faktin se është një autokrat e, për më tepër, u shpreh ai, siç u pa edhe me ngjarjet e sotme, nuk ka intenca për paqe me Kosovën.

Veprimtari Pula shprehu optimizmin se komuniteti shqiptaro-amerikan do të angazhohet edhe më tutje për të ndikuar te administrata e Shtëpisë së Bardhë që të ketë një qasje tjetër, sidomos ndaj Serbisë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Profesor Pula më tutje theksoi se organizimi i lobit shqiptaro-amerikan është një nëvojë urgjente, për faktin se ka qenë i mangët zëri i këtij lobi viteve të fundit, derisa shfaqi shpresën se kjo lëetër mund të ndikojë në ndryshimin e qasjes së admisnitratës së Vashingtonit ndaj Kosovës .

Sipas tij kjo letër mund të ketë ndikuar edhe në deklarimin e emisarit për dialog të SHBA-së, Gabriel Escobar, i cili pati deklaruar se nuk ka probleme me Kosovën por me individ.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *