Lajme

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë vendoset që të forcohen pikat kufitare me Serbinë

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, e cila është thirrur pas kidnapimi të tre zyrtarëve policorë të Kosovës në veri nga forcat serbe.

Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media ka bërë të ditur se diskutuan për situatën e sigurisë dhe propozuan masat të cilat duhen ndërmarrë për ta forcuar kontrollin mbi pikat kufitare me Serbinë.

Lexo më shumë  Nënoficerja e FSK-së, Shpresa Gashi diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

“Diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë, me theks në katër komunat veriore dhe pikat kufitare me Serbinë. Institucionet e sigurisë dhanë vlerësimet dhe propozuan masat që duhet ndërmarrë. Veprimi i djeshëm i Serbisë ishte agresion ndaj shtetin tonë demokratik, hakmarrje ndaj Policisë dhe intencë për destabilizim në kohën kur kemi prezantuar planin pesëpikësh. Për këto arsye, institucionet e sigurisë e kanë rritur nivelin e gatishmërisë. Për këtë arsye, janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, sidomos për mjetet transportuese. Cenimi i djeshëm nga Serbia na detyron të rrisim kontrollet kufitare, edhe ndalesat e qarkullimit në raste kur mund të përbëjnë rrezik”, ka thënë Kurti të enjten.

Lexo më shumë  E konfirmon Hajrulla Çeku, punimet në “Fadil Vokrri” po shkojnë drejt fundit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *