KryesoreLajme

Publikon pamjet – ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se është marrë pëlqimi përfundimtar nga Komisioni i IKMM-së për restaurimin e Teatrit Kombëtar.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Facebook.

Ai thekson se Kosova po bëhet me Teatër të ri dhe se për këtë kanë punuar me gjashtë fakultete të Universitetit të Prishtinës si dhe me profesionistë të fushës.

Lexo më shumë  Qeveria e Ramës po i kryen punët e jashtme të Serbisë

Në pamjet që janë ndarë, shihet një transformim i madh i Teatrit, ku premtohen edhe kushte më të mira për stafin e aktorët.

Postimi i plotë i Çekut (pa ndërhyrje):

“Projekti zbatues për restaurimin/rinovimin e tërësishëm të ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës tanimë ka marr edhe pëlqimin përfundimtar nga Komisioni i IKMM-së.

Vazhdojmë me shpalljen e procedurës për angazhimin e operatorit për realizimin e punimeve.

Kosova po bëhet me teatër të ri kombëtar, duke e ruajtur teatrin e vjetër.

Kemi punuar me gjashtë fakultete të Universitetit të Prishtinës, profesionistët më të mirë të vendit tonë për hartimin e projektit, i cili përveç rinovimit të ndërtesës parasheh edhe shtim të hapësirave të reja për të krijuar kushte të dinjitetshme për aktorët e stafin dhe përjetim të përmirësuar artistik për publikun”.

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për disa tema të rëndësishme

YouTube player