Publikohet imazhi i parë i Navalnyt të vdekur
Funerali i Alexey Navalnyt është kryer derisa imazhi i parë i trupit të tij të shtrirë në një arkivol – vetëm fytyra e tij me trupin e mbuluar me lule është postuar nga ekipi i Navalny në mediat sociale.
Arkivoli i liderit opozitar rus që vdiq papritmas më 16 shkurt, është nisur drejt varrezës ku do të bëhet varrimi i tij.
Ndërkohë, Kremlini ka paralajmëruar se çdo tubim i paautorizuar për Navalnyn do të nënkuptojë shkelje e ligjit.
Deklarata e tij ka ardhur pasi aleatët e Navalnyt kanë bërë thirrje që njerëzit në qytete të ndryshme të Rusisë të dalin në mbrëmje në mbështetje të tij.
Shërbimi i funeralit të Navalnyt në kishë ka përfunduar, ndërkaq arkivoli i tij është nisur drejt varrezës, ka shkruar në rrjetet sociale bashkëpunëtori i tij, Ivan Zhdanov.
Ai i ka inkurajuar njerëzit që të ecin drejt varrezës, e cila është rreth një orë e gjysmë larg kishës ku është mbajtur funerali.
Prindërit e Navalnyt hyjnë në kishën ku po mbahet funerali i djalit të tyre
Prindërit e Alexei Navalnyt, Anatoliy dhe Lyudmila, janë parë duke hyrë brenda kishës për të ndjekur nga afër shërbimin e funeralit të djalit të tyre.
Asnjëri nga ata nuk ka bërë ndonjë koment para se të hyjnë në kishë.
Ekipi i Navalnyt ka deklaruar se nuk janë në dijeni se çfarë po ndodh brenda kishës, ku arkivoli i tij është futur brenda para pak minutash.
Rruga Press