Bota

Publikohet dokumenti i Kremlinit/ Putin organizoi një komplot ndaj Donald Trump në zgjedhjet e 2016

RUSI– Vladimir Putin duket se autorizoi personalisht një operacion komploti kundër Donald Trump në zgjedhjet e 2016.

Sipas Guardian, Putin kishte nisur një fushatë gjatë një seance të mbyllur të këshillit kombëtar të sigurisë ruse për të shpallur Trump si të ‘paqëndrueshëm mendërisht’.

Takimi kryesor u zhvillua në 22 Janar 2016, në praninë e presidentit rus, shefat e spinunazhit dhe ministrat e lartë. Ata ranë dakord se një Shtëpi e Bardhë me Trump do të ishte më e lehtë që Moska të arrinte objektivat e saj strategjikë.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Tre agjensitë e spiunazhit rus u urdhëruan të gjenin mënyra praktike për të mbështetur Trump, në një dekret që dukej se mbante firmën e Putinit.

Kjo konsiderohet si një rrjedhje e pazakontë informacioni nga Kremlini, por thuhet se agjensitë perëndimore kanë qenë në dijeni të këtij dokumenti dhe mesa informojnë duket që ai është origjinal.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov tha se ideja që udhëheqësit rusë ishin takuar dhe kishin rënë dakord të mbështesnin Trumpin në takimin në fillim të vitit 2016 ishte “një trillim i shkëlqyeshëm” kur u kontaktua nga Guardian.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *