Publikohet deklarata e nënshkruar nga partitë opozitare shqiptare në Maqedoni, ndër to një pikë shumë e rëndësishme për shqiptarët
Partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike, mbrëmë edhe zyrtarisht e kanë nënshkruar deklaratën e bashkëpunimit nën emrin “Lidhja Evropiane për Ndryshim”.
Sot ata e kanë publikuar deklaratën që parasheh bashkëpunimin mes tyre, ndërsa deklarata përmban shtatë pika.
Pika e parë e tyre parasheh anëtarësimin e plotë dhe të pazëvendësueshëm të Maqedonisë së Veriut në BE dhe thellimin e partneritetit me SHBA-të.
Pika e katërt është më e rëndësishmja dhe origjinalja e koalicionit, në të shkruhet: Barazi e plotë ndërmjet dy kombeve shtetformuese (maqedonasve dhe shqiptarëve), duke i mënjanuar të gjitha definicionet e deritanishme kushtetuese dhe ligjore të shprehura në terma numerikë, që sot shërbbejnë për t’i përcaktuar të drejtat e kombit shqiptar.
Marrëveshja e tyre gjithashtu parasheh hartimin e strategjisë nacionale për kthimin e mërgimtarëve të aftë për punë.
Më poshtë e keni deklaratën e koalicionit Lidhja Europiane për Ndryshim:
Rruga Press