Publikohen pamjet e kryetarit të Kuvendit të Republikës Serbe si pjesëmarrës në krime gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë
Janë publikuar pamjet e kryetarit të ashtuquajturës Kuvendi Popullor i Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, i cili shihet i armatosur gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.
Sipas raportimeve, Stevandiq ka qenë pjesëmarrës në krimet e bëra nga regjimi i Serbisë ndaj popullsisë boshnjake në këtë vend.
“Shfaqen pamjet që tregojnë kryetarin aktual të të ashtuquajturës Kuvendi i Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, duke marrë pjesë në krimet e luftës gjatë luftës së Bosnjës”, thuhet në përshkrimin e pamjeve të publikuara në rrjetin social X.
Footage has emerged which appears to show the current pres. of the so-called Republika Srpska assembly, Nenad Stevandić, participating in war crimes during the Bosnian War.
— Georgio Konstandi (@georgiokon) August 15, 2023
No accountability for genocidal war crimes. Welcome to the “Republika Srpska”.
pic.twitter.com/AZ1vdqezRa
“Asnjë përgjegjësi për krimet gjenocidale të luftës. Mirë se vini në ‘Republikën Serbe’”, përfundon reagimi.
Stevandiq është i njohur për lidhjet e tij me Kremlinin, i cili kohë më parë kishte bërë një vizitë në Rusi për t’u takuar me kryetarin e Dumës ruse, Vyacheslav Volodin.
Ai gjatë takimeve në Moskë, ishte ankuar për kinse presionin e Perëndimit ndaj këtij etniteti.
Rruga Press