Sport

Publikohen formacionet e supërsfidës Spanjë – Gjermani

Spanja dhe Gjermania kanë publikuar formacionet zyrtare të superndeshjes që nis nga ora 18:00, e vlefshme për çerekfinalet e “Euro 2024”.

Spanja s’ka bërë ndryshime nga formacioni bazë që e ka përdorur në ndeshjet e Evropianit.

Te Gjermania, nga minuta e parë luan Emre Can në vend të Robert Andrich, teksa David Raum luan në vend të Mittelstadtit në krahun e majtë të mbrojtjes. Florian Wirtz është sërish në bankë. Në vend të tij luan Leroy Sane.

Lexo më shumë  Scholz: Gjermania ‘e lehtësuar’ nga rezultatet e zgjedhjeve në Francë

Formacioni i Spanjës – Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Fabian Ruiz, Rodri, Pedri; Lamine Yamal, Morata, Nico Williams.

Formacioni i Gjermanisë – Neuer; Kimmich, Ruediger, Tah, Raum; Emre Can, Kroos; Musiala, Guendogan, Sane; Havertz.

YouTube player