Lajme

Publicisti Fejzi Hajdari kritikon ambasadorin Meidani në MV: Diplomacia nuk duhet të shndërrohet në zgjatim partie

Publicisti dhe analisti Fejzi Hajdari ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, duke e akuzuar se po sillet më shumë si përfaqësues partiak sesa si diplomat shtetëror.

Në reagimin e tij publik, Hajdari thekson se ambasadori Meidani, me paraqitjet dhe deklaratat e fundit, ka krijuar përshtypjen e rreshtimit të hapur në mbështetje të një subjekti politik, çka sipas tij përbën shkelje të parimeve bazë të diplomacisë dhe dëmton seriozisht imazhin e shtetit shqiptar.

Lexo më shumë  Haxhiu: Ndërhyrja e NATO-s nga ajri dhe qëndresa e UÇK-së në terren u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën

Sipas Hajdarit, diplomacia shqiptare duhet të mbetet mbi interesat partiake dhe të përfaqësojë interesin e përgjithshëm shtetëror dhe të shqiptarëve në tërësi, e jo të përdoret për qëllime politike ditore. Ai nënvizon se fillimisht kishte shpresuar që ambasadori Meidani do të sillte një frymë të re dhe do të shmangte gabimet e së kaluarës, por veprimet e fundit, sipas tij, kanë zhgënjyer këtë pritshmëri.

Publicisti kritikon gjithashtu shfaqjet publike të ambasadorit me figura politike lokale, duke i cilësuar si të papërshtatshme për një përfaqësues diplomatik dhe në kundërshtim me etikën që duhet të ruajë një ambasador.

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

Në përfundim, Hajdari apelon që ambasadori Meidani të rikthehet në kornizat e një diplomacie profesionale, të paanshme dhe në shërbim të interesave shtetërore, duke theksuar se diplomacia duhet të bashkojë, e jo të thellojë ndarjet politike.

Rruga press

YouTube player