KryesoreLajme

Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeministër

Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeministër

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen në postin e kryeministrit.

Menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare, i ngarkuari me punë në Ambasadën Gjermane, Christian Böttcher, ka përcjellë urimet e ambasadorit për konstituimin e suksesshëm të Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

Lexo më shumë  “Rama autokrat! Dorëhiqu!”/ Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen sërish sot para Kryeministrisë

Në mesazhin e publikuar, theksohet se, duke u mbështetur në marrëdhënien e ngushtë dhe unike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, pritet vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral në fushat e ekonomisë, sigurisë, politikës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Kosova nuk ka vetëm një mik, por një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani”, thuhet në njoftim.

Ambasada shprehu gjithashtu gatishmërinë për të punuar së bashku në mbështetje të integrimeve euroatlantike të Kosovës, duke i uruar kryeministrit Kurti suksese në mandatin e ri.

Lexo më shumë  Ahmeti: Votën PDK-së për ligjin ia dhamë, kur shteti kërkon votën e PDK-së për Presidentin, fillojnë kushtet

Rruga Press

YouTube player