PSG jep 200 milionë euro për Haaland, Zorc: Nuk jemi bankë, nuk e shesim këtë verë
Kylian Mbappe mund të kalojë te Real Madrid në këto ditë të mbetura të merkatos dhe të provokojë një tjetër lëvizje të madhe, ndoshta më e madhja e kësaj vere nga ana financiare.
Nëse Mbappe shkon te Real Madrid për 180 milionë euro, sa është oferta zyrtare e Los Blancos, mediat raportojnë se PSG do ishte gati të ofronte 200 milionë euro për Erling Haaland.
Është një ofertë jashtëzakonisht e madhe, do ishte i dyti në histori nëse materializohet si transferim, por te Borussia Dortmund nuk tundohen.
Michael Zorc, drejtori i verdhezinjve tregon se Borussia Dortmund nuk e shet Haaland as kundrejt kësaj shume këtë verë. “Jemi klub futbolli, jo bankë! Qëndrimi ynë dihet dhe nuk ndryshon”, tha ai.
Rruga Press