Sport

Lëmsh me fanellat te Barcelona, Coutinho i rrëmben numrin Manajt. 10-ta e Mesit pa pronar

Barcelona ka bërë publike emrat e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë dhe ndër ta është dhe emri i sulmuesit të Kombëtares, Rei Manaj.

Lushnjari ditën e sotme do të mbajë në fanellë numrin 17, ndryshe nga dy ndeshjet e para kur ka mbajtur numrin 14 në fanellë.

Kjo vjen pasi numri 14 nuk ishte përdorur më parë në këtë sezon të ri të La Liga-s dhe mund të ndryshohesh, teksa Coutinho e ka marrë sërish numrin e tij.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Rei Manaj do të mbajë numrin që kishte në fanellën sulmuesi Antua Grizman kur u transferuar te Barça, por francezi tani mban numrin 7-të. Manaj është ende në pritje të debutimit të tij në La Liga teksa në dy ndeshjet e kaluara ka qëndruar në stol. Bie në sy që numri 10-të ende nuk është marrë nga asnjë lojtar që pas largimit të Lionel Mesit drejt PSG-së.

Lexo më shumë  Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *