Bota

Pse u rrit çmimin e naftës për të dytën javë radhazi?

Në tregjet globale, çmimet e naftës u rritën javën e kaluar për të dytën javë radhazi, pasi tregtarët presin që kërkesa kineze të rritet, ndërsa shqetësimet për një recesion në ekonomitë perëndimore zuri në plan të dytë.

Çmimi i fuçisë në tregun e Londrës javën e kaluar u rrit me 2.8 për qind, në 87.63 dollarë, ndërsa në tregun amerikan çmimi i fuçisë u rrit me 1.8 për qind, në 81.30 dollarë.

Rritja e çmimeve për të dytën javë radhazi vjen më së shumti nga pritshmëritë se pas heqjes së masave të rrepta për Covid-in, rritja e ekonomisë kineze do të përshpejtohet, gjë që do të stimulojë edhe kërkesën për naftë, duke qenë se Kina është në botë importuesi më i madh i “arit të zi”.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) parashikon se, falë Kinës, kërkesa globale për naftë do të arrijë një rekord prej 101.7 milionë fuçi në ditë këtë vit, dhe Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) gjithashtu pret një rimëkëmbje kineze.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

“Shumë tregtarë besojnë se do të dëshmojmë një kërkesë më të fortë nga Kina pasi ajo heq masat për Covid dita ditës,” tha Naeem Aslam nga Avatrade.

Dobësimi i dollarit

Çmimet e naftës mbështeten nga shpresa se banka qendrore amerikane nuk do të rrisë normat e interesit në nivele kaq të larta sa presin drejtuesit e FED-it.

Domethënë, shumica e drejtuesve të FED-it këto ditë po thonë se do të duhet të rrisin normat bazë të interesit mbi nivelin pesë për qind për të shtypur inflacionin.

Por tregtarët e tregut të parasë vlerësojnë se norma përfundimtare e interesit, në të cilën FED do të ndalonte ciklin e rritjes, mund të jetë 4.89 për qind.

Lexo më shumë  Ukraina pranon fonde të reja nga BE-ja

Përveç kësaj, tregtarët shpresojnë se ekonomia amerikane do të shmangë recesionin.

“Shanset po rriten që ekonomia amerikane të ngadalësohet vetëm pak,” tha zëvendëspresidenti i FED, Lael Brainard javën e kaluar.

Mbështetja e çmimeve jepet edhe nga rënia e vlerës së dollarit ndaj një shporte valutash. Indeksi i dollarit, i cili tregon lëvizjen e vlerës së SHBA-së kundrejt gjashtë monedhave të tjera më të rëndësishme botërore, ra me 1.4 për qind që nga fillimi i vitit, në nivelet më të ulëta që nga qershori i vitit të kaluar.

Dhe kjo mbështet kërkesën pasi dollari në rënie forcon fuqinë blerëse të atyre që blejnë naftë në monedha të tjera.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *