Kuriozitete

Pse Toka po ngadalësohet dhe ditët po zgjaten

Toka po ngadalëson shpejtësinë e rrotullimit rreth aksit të vet duke bërë ditët më të gjata. Në dekadat e fundit ishte vënë re një përshpejtim dhe për pasojë shkurtim i ditëve duke arritur rekordin në qershor të këtij vit me ditën më të shkurtër në gjysmë shekulli. Por që nga viti 2020 ritmi i pëshpejtimit është përmbysur dhe ka kaluar drejt ngadalësimit, një konstatim ky i bërë nga disa matje. Shkencëtarët nuk dinë arsyen e këtij ndryshimi që ka ndikime sidomos mbi tekologjitë modern që dominojnë jetën tonë.

Ndryshimet thuhet se ndodhin në periudha që shkojnë miliona vjet dhe në këto ndikojnë tërmetet apo stuhitë. Sipas matjeve shumë rrallë ndodh që ditënata të jetë saktësisht 86 400 sekonda, pra 24 orë. Sipas matjeve apo supozimeve, rrotullimi i Tokës është ngadalësuar në ritëm për shkak të efekteve frenuese të lidhura me baticat e provokuara nga Hëna. Ky proces i shton kohëgjatjes së ditënatës 2.3 milisekonda çdo dite përgjatë çdo shekulli. Disa miliarda vjet më parë, sipas kësaj përllogaritjeje dita në Tokë nuk kalonte 19 orë.

Për 20 mijë vjetët e fundit, ka nisur një proces tjetër që ka punuar në të kundërt, duke shpejtuar rrotullimin e Tokës. Me shkrirjen e akujve në pole u ul presioni mbi sipërfaqe dhe manteli i Tokës nisi të lëvizte drejt poleve. Kjo nxiti përshpejtimin e rrotullimit duke e shkurtuar ditën tonë me 0.6 milisekonda çdo shekull. Tërmetet kanë një rol në ndryshime të kësaj shkalle. Shkencëtarët besojnë se tërmeti i Japonisë i vitit 2011, me magnitudë 8.9 besohet se ka përshpejtuar rrotullimin e planetit me 1.8 mikrosekonda.

Ndryshimi i fundit që është vënë re që nga viti 2020 është i pazakontë. Për këtë ka shkencëtarë që mendojnë se ngadalësimi lidhet me “Lëkundjen Wobble”, që është një devijim i vogël në aksin e rrotullimit të Tokës për një periudhë prej 430 ditësh. Vëzhgime me radioteleskopë kanë vënë re një minimizim të lëkundjes në vitet e fundit që mund të shpjegojë edhe ngadalësimin e rrotullimit. Megjithatë kërkuesit nuk përjashtojnë që në këtë proces të kemi të bëjmë me një efekt kumulativ të shumë faktorëve që përfshijnë baticat dhe proceset e tjera periodike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *