Bota

Pse tërmeti në Turqi dhe Siri ishte kaq vdèkjèprùrès?

Një kombinim faktorësh e bënë veçanërisht vdekjeprurës tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë herët sot, duke përfshirë kohën e tij, vendndodhjen, vijën e thyerjes relativisht të qetë dhe ndërtimin e dobët të ndërtesave të shembura, thonë ekspertët.

Më shumë se 2,300 njerëz janë vrarë nga tërmeti me magnitudë 7.8 afër kufirit sirian të Turqisë, me shifra që pritet të rritet teksa pasgoditjet vazhdojnë gjatë gjithë ditës.

Tërmeti solli një shkatërrim të tillë pjesërisht për shkak të fuqisë së tij – është tërmeti më i fortë që ka goditur Turqinë që nga viti 1939 – dhe për shkak se goditi një rajon të populluar.

Një arsye tjetër është se ndodhi në orën 04:17 të mëngjesit, që do të thoshte se njerëzit ishin në gjumë kur ra goditja, prandaj mbetën “të bllokuar kur shtëpitë e tyre u dëmtuan”, tha për AFP Roger Musson, bashkëpunëtor në Shërbimin Gjeologjik Britanik.

Ndërtimi i pallateve gjithashtu nuk ishte “me të vërtetë i përshtatshëm për një zonë që është e ekspozuar ndaj tërmeteve të mëdha,” tha ai.

Lexo më shumë  Komisioni Evropian rrit fondet për të financuar mbështetjen për palestinezët e prekur nga lufta, premton miliona euro për Gazën

Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të faktit se linja e thyerjes në të cilën goditi tërmeti ka qenë relativisht e qetë kohët e fundit.

Turqia është në një nga zonat më aktive të tërmeteve në botë. Një tërmet përgjatë vijës së Anadollit të Veriut në rajonin verior turk të Duzce vrau më shumë se 17,000 njerëz në vitin 1999.

Tërmeti i sotëm ndodhi në anën tjetër të vendit përgjatë vijës së Anadollit Lindor, i cili nuk ka pasur një tërmet me magnitudë 7 për më shumë se dy shekuj.

Njerëzit mund të kenë neglizhuar faktin sa e rrezikshme është, tha Musson, duke u shprehur që për shkak se kishte kaluar shumë kohë nga tërmeti i fundit i madh, mund të jetë krijuar shumë shumë energji.

Fuqia e pasgoditjeve të së hënës, duke përfshirë një dridhje të madhe prej 7.5 ballë, mbështeti këtë teori, shtoi ai.

Një ndërtesë e shembur në Hatay të Turqisë

Ky tërmet ishte “pothuajse një përsëritje” e një tërmeti me magnitudë 7.4 në të njëjtën zonë më 13 gusht 1822, tha Musson.

Lexo më shumë  Rusia vë veton ndaj rezolutës së OKB-së të mbështetur nga SHBA-ja që ndalon armët bërthamore në hapësirë

Ai shkaktoi “një sasi të madhe dëmesh, qytete të tëra nën gërmadha dhe me viktima në dhjetëra mijëra,” tha ai.

Pasgoditjet nga ai tërmet vazhduan deri në qershor të një viti më pas.

Epiqendra e tërmetit të sotëm ishte në një thellësi relativisht të cekët prej rreth 17.9 kilometrash pranë qytetit turk të Gaziantepit, ku jetojnë rreth dy milionë njerëz.

Ajo u shkaktua nga pllaka tektonike arabe që lëviz drejt veriut, duke kaluar Turqinë, tha Musson, duke shtuar se “për shkak se nuk mund të lëvizë pa probleme, ajo fillon të ngjitet “.

Ai tha se lëshimi i asaj lëvizjeje përgjatë thyerjes është ajo që prodhon një tërmet të madh si ai që shihet sot.

Bill McGuire, një vullkanolog në University College London, tha se “në Siri shumë struktura ndërtesash tashmë janë të dobësuara nga më shumë se një dekadë lufte”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *