Bota

Pse po e sulmon Izraeli jugun e Gazës edhe pasi u tha civilëve të strehoheshin atje?

Izraeli u ka thënë civilëve në Rripin e Gazës, përfshirë edhe banorëve në qytetin e Gazës, të largohen në jug, duke thënë se do të jetë zonë më e sigurt gjersa Ushtria ta përfundojë ofensivën ndaj Hamasit, ofensivë të cilin e nisi pas sulmit befasues nga militantët më 7 tetor.

Megjithatë, avionët luftarakë izraelitë kanë vazhduar të godasin vende të Gazës jugore, duke përhapur frikë te të evakuuarit se janë po aq në rrezik sa ishin në shtëpitë e tyre në veri të Gazas.

Pse po e sulmon Izraeli ende jugun e Gazës?

Qëkur u tha banorëve të shkonin në jug, Ushtria izraelite (IDF), ka vazhduar të godasë objektivat në të gjithë zonën, duke shkaktuar vdekjen e shumë civilëve. Në përgjithësi, autoritetet në Gaza kanë njoftuar se të paktën 6.546 palestinezë kanë vdekur që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor.

Banorët kanë thënë se sulmet në jug u intensifikuan më 25 tetor. Një sulm nga Izraeli ka shkatërruar shumë ndërtesa në Khan Younis, disa prej tyre 10 km larg nga kufiri me Egjiptin.

Ushtria izraelite ka thënë se edhe nëse qendra kryesore e fuqisë së Hamasit është në qytetin e Gazës, ajo megjithatë është e ngulitur në mesin e popullatës civile në të gjithë enklavën.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“Kudo që të lind një objektiv i Hamasit, IDF-ja do ta godasë atë për ta penguar aftësitë terroriste të grupit, duke marrë masa paraprake të mundshme për ta zbutur dëmin ndaj civilëve të papërfshirë”, ka theksuar Ushtria të mërkurën, duke përsëritur deklaratat e mëparshme.

Ushtria ka thënë se shtëpitë ku jetojnë militantët janë “objektiva legjitime” edhe nëse civilët jetojnë pranë tyre.

Pse urdhëroi Izraeli evakuimin drejt jugut?

Ushtria izraelite ka njoftuar më 12 tetor se gati gjysma e popullsisë 2.3 milionëshe e Gazës duhet të zhvendoset në jug të Gazës brenda 24 orëve. Ushtria bëri të ditur se urdhri kishte për qëllim largimin e civilëve nga “vendet” ku mund të gjendet Hamasi, të cilat beson se janë të përqendruara në veri.

Zëdhënësi ushtarak, Jonathan Conricus tha më pas: “Ne po përgatisim zonën për aktivitet të rëndësishëm ushtarak në qytetin e Gazës. Kjo është faza tjetër. Kjo është arsyeja pse ne po u kërkojmë civilëve të shkojnë në jug”.

Izraeli ka grumbulluar trupa në kufirin me Gazën dhe po pritet të nisë një pushtim tokësor.

Më 18 tetor, ushtria u bëri thirrje banorëve të Gazës që të evakuohen në atë që ajo e quajti zonë humanitare në Al Mawasi, në brigjet e Gazës jugore.

Izraeli i ka përsëritur paralajmërimet e tij më 22 tetor, duke thënë se kushdo që qëndron në veri mund të identifikohet si simpatizant i një “organizate terroriste” nëse nuk largohet.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Sa njerëz janë larguar ?

Hamasi u ka kërkuar palestinezëve që t’i injorojnë paralajmërimet izraelite.

E Izraeli ka lajmëruar se kishte sulmuar postblloqet e Hamasit që besonte se po i ndalonin njerëzit të evakuoheshin.

Pavarësisht përpjekjeve të Hamasit për të ndaluar një eksod, banorët dhe organizatat ndërkombëtare humanitare thonë se ka pasur një zhvendosje masive të njerëzve larg nga veriu dhe zona të tjera të enklavës që shihen si zonë veçanërisht e ndjeshme ndaj sulmeve.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) vlerësoi më 24 tetor se më shumë se 1.4 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda Gazës.

Vendkalimet kufitare të Gazës me Egjiptin dhe Izraelin janë të mbyllura, duke bllokuar banorët brenda enklavës.

Çka thotë komuniteti ndërkombëtar?

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka theksuar se dhënia e vetëm disa orëve afat për qindra e mijëra njerëz që të lënë shtëpitë e tyre ishte “e rrezikshme dhe situatë për t’u shqetësuar”. Shumë qeveri perëndimore kanë bërë thirrje për një armëpushim në luftimet për të hapur korridoret humanitare për civilët e bllokuar.

Vendet arabe i kanë bërë thirrje Izraelit ta ndalojë luftën.

Rruga Press

YouTube player