Pse po çuditeni pse hesht BE dhe Amerika, kur opozita është në një vijë me Serbinë?
Nga Gëzim Mekuli
Raporti i FBI-së mbylli çdo dilemë: sulmi në kanalin Ibër–Lepenc u organizua nga struktura kriminale të lidhura me Serbinë. Mostrat e dheut në çizmet e vëllezërve Jovan dhe Dragisha Viçentijević përputhen 100% me vendin ku u vendos eksplozivi. Grupi kishte vëzhguar KFOR-in amerikan dhe bazën e Njësisë Speciale. Ky është akt terrorist i mirëfilltë, me planifikim profesional dhe me qëllim destabilizues.
Dhe megjithatë…
Për muaj të tërë, Serbia deklaronte se “Kosova e ka inskenuar sulmin”.
Po të njëjtën gjuhë, me të njëjtën retorikë të neveritshme, e përdornin edhe parti opozitare në Kosovë, media dhe analistë që flasin pa përgjegjësi, pa fakte, pa tru.
Ky është skandali i vërtetë.
Kur faktet vijnë nga FBI-ja, kur prova shkencore është e padiskutueshme, bie maska e të gjithëve që dolën në anën e propagandës serbe; me vetëdije ose nga budallallëku.
Dhe po del e qartë: me mendu si Serbia, automatikisht të vendos përballë interesit të Kosovës.
Opozita duhet të kritikojë qeverinë për punë, për rezultate, për përgjegjësi; JO TË PËRSËRISË propagandën e Beogradit.
Bashibuzuka,
Kosova nuk është fushë eksperimentesh për karriera politike të çoroditura.
Rruga Press

