BotaKryesore

Pse nuk duhet të fokusohemi vetëm në lindjen e Ukrainës

Është raportuar shumë për ngjarjet në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, i cili është bërë një fokus kyç për pushtimin e Rusisë.

Por eksperti Dr Mike Martin, ish-oficer i Ushtrisë Britanike beson se ka gjithashtu diçka interesante që po ndodh rreth Khersonit në jug të Ukrainës.

Zona u mor nga forcat ruse më herët gjatë pushtimit, por Dr Martin thotë se ukrainasit kanë arritur t’i shtyjnë rusët me rreth 10 km gjatë dy javëve të fundit – një rreze afërsisht e barabartë me avancimet që Rusia ka bërë në lindje.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

“Khersoni është i rëndësishëm për dy arsye. Së pari, rusët do të bënin një referendum atje dhe do ta shpallnin atë pjesë të Rusisë. Ju nuk keni dëgjuar më për këtë,” shkroi ai në Twitter.

“Dhe së dyti – është e vetmja pikëmbështetje që kanë rusët në veri ose në perëndim të lumit Dnipro – një pengesë kryesore e rëndësishme strategjike ujore që kalon përmes Ukrainës deri në Kiev.”

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Ai vazhdoi të shprehet se nëse forcat ruse mbajnë Khersonin, ata do të kenë një “pikë-nisjeje” për inkursionet e ardhshme.

Por nëse forcat ukrainase e marrin atë, vendi do të jetë “shumë më i mbrojtur në vazhdim”.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *