Argument

Pse në Prishtinë kryeministri Kurti nuk ka të drejtë ta akuzojë Kushtetuesen, kurse në Washingron presidenti Trump mund të etiketojë gjyqtarë

Nga Besnik Krasniqi

Ca pyetje për zonjën Anu Prattipati, pas brengës që paska shprehë për gjuhën e Kurtit në raport me gjyqtarët e Kushtetueses:

Pse në Prishtinë kryeministri Kurti nuk ka të drejtë ta akuzojë Kushtetuesen si gjykatë që funksionon “si hije politike e opozitës ndaj Vetëvendosjes”, kurse në Washingron presidenti Trump mund të etiketojë gjyqtarë të caktuar si të Obamas e të anshëm?

Lexo më shumë  Rama "përshëndetet" me "kukullën" e Putinit, Viktor Orbanin: I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij

Pse në Prishtinë kryeministri Kurti nuk ka të drejtë të alarmojë për efektet në dëm të sovranitetit të shtetit që mund të burojnë nga një vendim gjykate, ndërsa në Washington presidenti Trump mund të akuzojë gjyqtarë se me bllokimin e politikave që lidhen me azilin, po e bëjnë SHBA-në “të pasigurt”?

Pse në Prishtinë duhet të ketë më shumë peshë fjala që thotë e Ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, sesa shembulli që në Washington jep presidenti i SHBA-së në raport me gjykatësit dhe gjykatat?

Lexo më shumë  Rënia e regjimeve autoritare nis nga humbja e Viktor Orbanit në Hungari

Rruga Press

YouTube player