Bota

Pse janë të rëndësishme evakuimet në Mariupol?

Një grup i madh civilësh kanë arritur të dalin nga fabrika e çelikut në Mariupol, ku kanë mbetur të bllokuar prej muajsh.

Është hera e parë që civilët janë evakuuar jashtë qytetit, ku ishin të ngujuar edhe disa ushtarë, të cilët kishin ngritur rezistencën e fundit kundër forcave ruse që kanë rrafshuar dhe pushtuar pjesën tjetër të qytetit.

Kush ka arritur të shpëtojë?

Një grup prej rreth 100 civilësh që ishin fshehur në fabrikën e rrethuar të çelikut, Azovstal në Mariupol, më në fund u larguan nga vendi pas negociatave intensive që përfshinin OKB-në dhe Kryqin e Kuq.

Civilët ishin bllokuar për javë të tëra në një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore me furnizime të pakësuara dhe duke u përballur me bombardime intensive, raporton bbc.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Një grua që u arratis tha se “Thjesht nuk mund ta imagjinoni se çfarë kemi kaluar – terrorin”.

“Kur bunkeri filloi të dridhej, isha histerike”, tha 37-vjeçarja, Natalia Usmanova për reuters. “Isha shumë e shqetësuar se bunkeri do të shembej”, shtoi ajo.

Ku po shkojnë ata?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se grupi i larguar do të arrijë gjatë ditës së sotme në qytetin e kontrolluar nga ukrainasit, Zaporizhzhia, por kjo ende nuk ka ndodhur. Është më shumë se 200 km larg dhe duhet të kalojnë nëpër pika të ndryshme kontrolli.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Të dielën Rusia tha se do t’ia dorëzonte Kryqit të Kuq dhe OKB-së çdo të evakuuar që dëshiron të lë ato zona për në territorin e kontrolluar nga Ukraina.

Pse ka rëndësi ky evakuim?

Është hera e parë që po funksionon me sukses një korridor humanitar dhe po nxjerrë civilët nga uzina Azovstal, pasi kishin dështuar disa përpjekje për lirimin e tyre.

Por për qindra civilë që mbeten të bllokuar brenda, ende nuk është e qartë se kur ose nëse do të jenë në gjendje të dalin.

Pasi grupi i të evakuuarve u largua të dielën, luftëtarët në uzinë thanë se forcat ruse rifilluan menjëherë bombardimin e vendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *