Opinion/Aktualitet

Pse Hashim Thaçi i mungon Edi Ramës

Nga Enver Bytyçi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se “Hashim Thaçi do të ishte një president perfekt dhe i pranueshëm për Shqipërinë”! Madje ai shkoi edhe më tej kur tha se Thaçi mund të ishte presidenti i përbashkët i Kosovë-Shqipërisë! Në deklaratën e tij, Rama hamendësoi qëndrimin e tij përtej se kritik për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, pse kjo gjykatë e mban të arrestuar Hashimin! Po të mos ishte i arrestuar, edhe pse i akuzuar, Rama tha se do ta zgjidhte Thaçin për president të Shqipërisë!

Që në fillim duhet pranuar se me diskurse të tilla kryeministri shqiptar zhvillon lojën e vet politike provokative. Tërheq vëmendjen nga skandalet e shumta e të rënda që e kanë zënë. Dhe këtë lojë manipulative ai do ta zhvillojë me sukses derisa shërbimet sekrete europiane të shohin se në Shqipëri do ë ketë një opozitë të fuqishme e të papajtueshme me skandalet e Edi Ramës. Në këtë momënt skandalet e tij do të publikohen dhe zoti Rama do të gjendet krejt i pambrojtur përballë akuzave të rënda korruptive e të bashkëpunimit të tij me mafien shqiptare e ndërkombëtare! Prokurorit të dënuar me urdhër, Adriatik Llallës, nuk I është dhënë kot statusi i azilantit politik në Itali!

Por te deklarata e Edit për Hashimin ka diçka reale. Ish-presidenti i Kosovës, sot në Hagë, i mungon shumë kryeministrit të Shqipërisë. Duke humbur Thaçin, Rama humbi ndikimin e vet në Kosovë. Lidhjet me Hashimin ia mundësonin Edit strategjinë e përçarjes së faktorit politik në Prishtinë. Ne e njohim hakërrimin e tij ndaj Ramush Haradinajt, kur e etiketoi si “gomar” në përfundim të mbledhjes së dy qeverive në Pejë (nëntor 2018). Ai, pra kryeministri ynë, duke patur në krah ish-presidentin e Kosovës u përpoq të realizojë një sërë projektesh të Beogradit, për të cilat Rama kishte biseduar paraprakisht me Aleksandër Vuçiq. Krijimi i Jugoasllavisë së re dhe ndarja e Kosovës ishin kryesoret! Por këtu hyn edhe asosacioni I Komunave Serbe.

Lexo më shumë  Irani po luan me zjarrin

Nëse Hashim Thaçi do të ishte president i Kosovës ose prezent në politikën e saj, atëherë me shumë mundësi se presioni ndaj qeverisë do të kishte ndikim maksimal, me qëllim përkrahjen nga ana e Kosovës të iniciativës serbe të Open Balkan. Edhe pse kjo nismë është krejtësisht jo europiane, siç e tha përfaqësuesja e BE-së për Shqipërinë. Ndërkaq ky Hashim Thaçi, i cili i mungon shumë Edi Ramës ishte në listën e zezë, sipas raportit të fundit të Freedom Hause, për shkak të korrupsionit! Mungesa ndihet më së shumti për shkak të ndërprerjës së bashkëpunimit midis dy liderëve politikë në korrupsion dhe pastrimin e parave të pista!

Pikërisht kjo është pika e dobët edhe e Edi Ramës. Hashimi ia ka mundësuar kryeministrit të Shqipërisë shtimin e aseteve korruptive dhe anasjelltas. Hashimi dhe Edi kanë këmbyer midis tyre miliona për manipulim zgjedhjesh në të dy anët e kufirit dhe i kaë ndihëmuar njëri-tjetrit për të marrë pushtet e për ta përdorur atë në interes të të dyve. Edi ia ka plotësuar ish-presidentit të Kosovës të gjitha dëshirat dhe kërkesat që ai ka pasur për akses financiar në Shqipëri. Madje ata në projektin e ndarjes së Kosovës kishin rënë dakord që njëri të bëhej president e tjetri kryeministër i Shqipërisë së Bashkuar me gjysmën e saj!

Dhe në fund të fundit, të dy ishin si duart e të njëjtit person. Njëra dorë lante tjetrën, sa herë ajo bëhej pis. Por një ditë prej ditësh Hashimin e mundi zollumi i vet dhe përfundoi si Zhukovi. Në avion iu lexua akt-akuza e prokurorit special të Prokurorisë Speciale të Kosovës në Hagë. U detyrua të zbresë nga avioni pa shkuar në destinacion. Por nuk dha dorëheqje nga detyra e presidentit me preteksin se “ishte i pafajshëm”! Në fakt i duhej të mbyllte punët e pista që kishte bërë, deri te blerja e armëve pa zhurmë për stafin t ij kriminal! Eshtë e sigurt se zollumi i tij do ta mundë dhe fundosë edhe Edi Ramën!

Lexo më shumë  Irani po luan me zjarrin

Edi Rama në dëshprim e sipër i shkoi për vizitë në seli dhe në shtëpi pas shpalljes së akt-akuzës. Nuk ishte thjesht vizitë solidariteti. Ishtë gjithashtu vizitë këshillimi, bashkëpunimi kundër Gjykatës Speciale të Hagës, por edhe rekordimi sesi do të koordinoheshin punët e mëpasme pa Hashimin! Ky Abdelajdi i sotëm është masha e Hashmit, është si ai litari jashtë varrit që bëri lëmsh dynjanë. Edhe në krye të Grupit Parlamentar të PDK-së e ka eëmruar Thaçi nga Haga!

Thaçi i mungon shumë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, por ky i fundit duket edhe se bën gjithashtu pak shou me emrin e ish-presidentit në Hagë, sepse rolin e tij ka zënë eminenca gri, Baton Haxhiu. Prej se iku Hashimi në Hagë Batoni u transferua në Tiranë, ku merr shpërblimet e majme për punët e pista që Hashimi i la në mes të rrugës. Në një farë mënyre Rama e ka kompensuar mungesën e mikut të tij. Megjithatë Thaçi i mungon shumë, jo vetëm Edi Ramës, por edhe Aleksandër Vuçiq. Sikur ta dinte ky i fundit se do i mbetej pa realizuar projekti i ndarjes së Kosovës, kurrë nuk do të insistonte për ngritjen e Gjykatës Speciale dhe as që do ta dërgonte dosjen me shpifje ndaj Hashim Thaçit në këtë gjykatë. Të jemi të qartë: Thaçi nuk do të dënohet për krime kundër serbëve, sepse nuk ka bërë asnjë krim të tillë. Ai ishte dhe mbetet mik i Beogradit, deri në marrëzinë e tjetërsimit të territorit të vendit të tij në favor të Serbisë! Nëse dënohet, kjo do të ndodhë për shkak të vrasjeve të kundërshtarëve politikë brenda Kosovës, pra të shqiptarëve!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *