Bota

Pse është kaq i rëndësishëm qyteti i Kharkivit?

Qyteti i Kharkivit është rikthyer nën kontrollin e plotë të forcave ukrainase, ku tashmë disa prej banorëve kanë nisur të pastrojnë gërmadhat prej shtëpive të tyre të shkatërruara.

Por, pse është i rëndësishëm ky qytet për forcat ruse dhe ukrainase?

Qyteti i Kharkiv gjendet në veri-lindje të shtetit të Ukrainës dhe është rreth 50 km larg nga kufiri rus dhe jo shumë larg nga rajoni i Donbasit, e cila është shtëpia e grupeve separatiste pro-ruse që luftojnë në anën e rusëve.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës – dhe para luftës ishte shtëpia e rreth 1.4 milion banorëve, raporton bbc.

Kjo e bëri atë një objektiv kryesor strategjik të pushtimit rus që në ditët e para të luftës – por linja mbrojtëse ukrainase rezistoi me javë të tëra.

Në vend të kësaj, Rusia iu drejtua bombardimeve të qytetit me artileri të rëndë, siç bëri me objektivin tjetër kryesor, Mariupolin, duke i shkaktuar dëme të mëdha.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Por në javët e fundit, një përpjekje nga forcat ukrainase për të rimarrë qytetet në veri është përshpejtuar përmes një kundërofensivë të suksesshme, duke i shtyrë forcat ruse prapa drejt kufirit.

Disa raporte sugjerojnë se armët e artilerisë ruse tani janë shtyrë aq larg sa të mos kërcënojnë qendrën e qytetit – megjithëse guvernatori lokal ende po paralajmëron se nuk është e sigurt të ktheheni.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *