Kuriozitete

Pse dhelpra konsiderohet dinake – shpjegimet mitologjike për këtë kafshë

Prej qindra vjet ekziston thënia tradicionale se dhelpra është dinake. Kjo e ka përkufizuar më së miri këtë lloj kafshe, shpeshherë duke nxitur edhe urrejtje ndaj saj.

Por si ka lindur kjo sentencë?

Dhelpra, e njohur si ‘Vulpes vulpes’, është ndër kafshët që për kapjen e gjahut tenton shumë mënyra. Duke shfrytëzuar trupin e tyre të leshtë, ato mund të futen në çdo skutë, e të kapin atë që kanë synim, si zogjtë, pëllumbat, pulat, lepujt, vezët, e të tjera.

Dhelprat një pjesë të gjahut e kryejnë natën. Kjo për shkak të shikimit të mprehtë që kanë, duke e vëzhguar prenë nga largësia.

Kjo kafshë është shumë e mirë edhe në gërmimin e tokave, duke krijuar zgavra në të cilën gjen minj e zvarranikë. Dhelprat janë të shpejta dhe është gati e pamundur të kapen me dorë. Ato i shfrytëzojnë mirë këmbët e vogla, që të sulen në gjah e të ikin kur ndjejnë rrezikun.

Ku fshihet dinakëria e dhelprës?

Në kulturën e lashtë kelte, në mitologjinë e hershme të Mesopotamisë, dhelpra konsiderohej si një ndër kafshët më të shenjta. Kjo për shkak të mendjes së “gjallë” e të shpejt. Derisa zakonisht qëndrojnë në male e hapësira të mbuluara me shkurre, dhelprat janë konsideruar edhe si roje të malit.

Sipas mitologjisë greke, dhelprat ishin dërguar nga Zoti për t’i dënuar njerëzit e qytetit të Tebës, që atëbotë kishin kryer një krim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *