Lajme

Pse artileria e mediave të bizneseve që kanë koridore të lira nga Shqipëria në Serbi, janë përfshirë në një fushatë denigrimi ndaj qeverisë si kurrë më parë dhe nuk mbështesin interesat shtetërore?!

Nga Ervin Goci

Disa pyetje per ata qe e konsiderojne Albinin nje radikal pa busull qe po demton interesat e Kosoves. Po m’u pergjigjen ne menyre bindese, me siguri do jem krah tyre:

Pyetja 1: Pse pikerisht tani ndodhi kjo fore per ta destabilizuar Veriun, pra pse tani dhe jo me pare? Lufta ne Ukraine ishte dhe me pare.

Pyetja 2: Pse nderkombetaret po e perdorin forcen qe kane jo per t’i skermitur dhembet agresorit, por po e perdorin forcen me shume per te trembur Albinin, pra me te dobtin objektivisht? Ju duket normale?

Pyerja 3 : Pse artileria e mediave te bizneseve qe kane koridore te lira nga Shqiperia ne Serbi, jane perfshire ne nje fushate denigrimi ndaj qeverise si kurre me pare dhe nuk mbeshtesin interesat shteterore?! E pyesni veten?

Lexo më shumë  Peci: Mbyllja e pompës “Patroni” përballë objektit të AKI-së ka qenë veprim i guximshëm që është dashur të ndërmarrë

Pyetja 4: Ja e pranoi Albini Asociacionin, fiks ashtu siç e do Serbia, e keni menduar ndonjehere se cilat do te ishin pasojat nese Albini do kryente te tjera veprime nga keto qe po kryen?!

Pyetja 5: E zeme se kriza u zgjidh dhe gjerat vajten ne vendin e vet, keni ndonje ide se cilat jane perfitimet politike te Kosoves nga e gjitha kjo, dhe mbi te gjitha, meqenese juve ju duken te çmendura qendrimet e Albinit, a fiton Kosova siguri perfundimtare nese ben leshime?

Pyetja 6 : Po me vullnetin popullor te shprehur hapur ne mbeshtetje te Albinit, jo per shkak te frizures po per shkak te qendrimeve te veta, çfare do te behet me kete vullnet? Ku shkon vullneti i popullit kosovar, ne kosh? A ke njeri legjitimitetin te hedhi vullnetin e nje populli ne kosh?!

Lexo më shumë  Përurohet aparatura moderne për fertilizimin e asistuar në QKUK

Pyetja 7: Ukraina, qe per te fituar paqen e vet te perjetshme shkoi dhe dorezoi te gjithe armatimet berthamore, ua beri qejfin nderkombetare, i qetesoi kojshijte, ku ndodhet sot ne situaten e vet te sigurise?

Meqe ra fjala, per faktin qe Kosova nuk eshte lejuar asnje dite qe te krijoje ushtrine e vet, eshte pergjegjesi e shtuar e nderkombetareve qe ta ruajne çdo centimeter te territorit te Kosoves, dhe jo te lene banditet qe te rrahin gazetaret.

Une mendoj se ka vend per reflektim, dhe do deshiroja qe reflektimin ta ndertonit duke ndjekur mediat, dhe burimet serioze, sepse po te ndiqte mediat qeveritare ne Shqiperi, Albinin e kane shpallur me kohe te çmendur.

Ashtu e kane nje pune ata.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *