BallinaBota

Protestuesit në Armeni kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Protesta në Jerevan më 5 dhjetor.

Mijëra protestues u mblodhën në Jerevan të Armenisë, ku sërish kërkuan që kryeministri, Nikol Pashinian të japë dorëheqje lidhur me marrëveshjen kundërthënëse të armëpushimit me Azerbajxhanin, që i dha fund luftimeve në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Protestuesit në Sheshin e Lirisë në Jerevan brohoritën “Nikol tradhtari” dhe “Armenia pa Nikolën” dhe valëvitën flamurin e Armenisë dhe të Nagorno Krabakut.

Më 10 nëntor, Pashinian njoftoi për marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Moska, që i dha fund luftimeve për më shumë se gjashtë javë në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut. Në këto luftime, mijëra persona u vranë.

Lexo më shumë  Mali i Zi i reagon akuzave të Vuçiqit se zhvillohet luftë hibride kundër Serbisë: Këto deklarata dëshmojnë mungesën e gatishmërisë për ta pranuar Malin e Zi si shtet sovran dhe të barabartë

Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani mori nën kontroll pjesë të Nagorno Karabakut dhe territorit përreth. Kjo marrëveshje po shihet si mposhtje për forcat etnike armene që mbështeten nga Jerevani, e të cilat kanë kontrolluar Nagorno Karabakut prej vitit 1994, kur një marrëveshje armëpushimi i kishte dhënë fund luftimeve.

Gjatë një fjalimi drejtuar kombit më 12 nëntor, Pashinian e pranoi se dokumenti që ka nënshkruar “është i keq për ne”, por tha se ky ishte opsioni i vetëm për Armeninë dhe që siguron mbijetesën e Karabakut.

Lexo më shumë  Ursula von der Leyen mirëpret marrëveshjen SHBA–Iran

Javëve të fundit, mijëra qytetarë kanë protestuar në Jerevan duke kërkuar dorëheqjen e Pashinianit, por kryeministri nuk ka dhënë asnjë indikacion se do të largohet nga pushteti.

Nagorno Karabaku, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë së këtij rajoni janë armenë etnikë, të cilët refuzojnë që t’i binden Azerbajxhanit.

YouTube player