KryesoreLajme

Protestuesit e arrestuar refuzojnë të takojnë të zgjedhurin e Ramës për Avokat të Popullit

Protestuesit e arrestuar gjatë aksionit të dhunshëm të sotëm të Policisë së Shtetit në Tiranë kanë refuzuar të takojnë Avokatin e Popullit, Endri Shabani, gjatë vizitës së tij në ambientet ku ata mbaheshin. Institucioni i Avokatit të Popullit kishte njoftuar më herët se kishte nisur verifikimin e veprimeve të policisë dhe kishte zhvilluar takime me protestues të ndaluar.

Lexo më shumë  Ja pse ekonomia e një vendi nuk mund të zhvillohet me para të pista

Sipas deklaratës së protestuesve, vendimi për të mos e pritur Shabanin lidhet me faktin se ai përfaqëson Edi Ramën dhe qeverinë autokratike të tij.

“Ne nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit, pasi për ne ai nuk përfaqëson popullin, sepse është votuar nga një Parlament që ne e konsiderojmë Parlament krimi. Për këtë arsye, ne kërkuam largimin e tij.”

Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit në dhjetor 2025 me votat e Edi Ramës dhe Tom Doshit.

YouTube player