Argument

Protestuan para rafinerisë së Ballshit, policia procedon naftëtarët. Mbahen koncerte, të gjithë janë të lumtur

Policia vijon me procedimet e naftëtarëve të cilët protestuan sërish ditën e djeshme duke kërkuar pagat e prapambetura dhe ndaljen e çmontimit, që sipas tyre, po bëhet në uzinën e Ballshit.

Këtë të Shtunë policia njoftoi nisjen e procedimeve për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” e kryer në bashkëpunim, për: S. D., 50 vjeç; Gj. S., 55 vjeç; G. D., 65 vjeç dhe A. B., 49 vjeç, banues në Mallakastër.

Lexo më shumë  Sa ditë reziston Rama? Ç'na mëson historia mbi protestat që rrëzojnë pushtetin

“Te ura para uzinës së përpunimit të naftës në qytetin e Ballshit u grumbulluan rreth 40 persona të cilët kanë bllokuar rrugën për në hyrje të uzinës dhe personat e sipërpërmendur janë identifikuar si persona organizator në këtij grumbullimi”, njoftoi policia.

Naftëtarët prej kohësh janë ngritur në protesta për kushtet e punës, pagat e pa marra, ose për privatizimin e kompanive. Policia, shteti i procedon naftëtarët për grumbullim të paligjshëm. Ndërkohë vetë pushtetarët organizojnë tubime, koncerte, masat anti covid nuk respektohen në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Lexo më shumë  Sa ditë reziston Rama? Ç'na mëson historia mbi protestat që rrëzojnë pushtetin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *