Lajme

Protestë pranë serave, fermerët: Ky sezon dështoi, na kompensoni humbjet dhe rrisni subvencionet

Fermerët e fshatit Samaticë kanë nisur protestat pas thirrjeve të vazhdueshme ndaj autoriteteve qeverisëse. Bima e domates nuk dha prodhimin e parashikuar, duke detyruar fermerët të pastrojnë serat e tyre përpara kohe.

Fajin ja lënë farërave, të cilat thonë se janë jashtë standardeve. Nga ky dështim, kërkojnë kompensimin e humbjeve si dhe rritjen e fondit për skemat kombëtare në këtë sektor.

 “Fidani arriti shume i mirë por me pas nuk kishte fuqi bima të bënte kokrra, dhe kalbet shumë shpejt, jemi të zhgënjyer.   Kemi shkulur domatet për të mbjellë tranguj. Jemi me borxhe, nuk kemi më fonde për të rimbjellë arat”, thonë fermerët.

Lexo më shumë  Blerja e një banese në Shqipëri, 76% më e shtrenjtë në raport me të ardhurat se para 10 vitesh, rekord në Europë

Fermerët nuk bien dakord as me raportin e përpiluar nga Ministria e Bujqësisë. “Raporti ka mangësi, është më shumë provokues, për të matur a janë ata të gatshëm për të protestuar”, thonë ata.

Sipas kryetarit të sindikatës, Eduart Shara, fermerët kanë nisur të braktisin tokën, humbjet e vazhdueshme kanë ndikuar në ekonominë e tyre familjare.

Së shpejti fermerët do të zhvillojnë takime me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë. Në rast të mos gjetjes së një dakordësimi, ata thonë se do të përshkallëzojnë protestat e tyre./a2/

Lexo më shumë  Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, të Kosovës shtet i pavarur. Ende nuk ka sinjale ndryshimi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *