Lajme

Protestë para Prokurorisë së Shkodrës, banorët e Baks-Rrjollit: Dosja prej një viti pa zgjidhje

Banorët e zonës së Baks-Rrjollit kanë dalë këtë të mërkurë në protestë para Prokurorisë së Shkodrës, duke kërkuar zbardhjen e plotë të çështjes që ka më shumë se një vit që zvarritet pa përfundim.

Protestuesit shprehen se dosja ndodhet prej kohësh në zyrat e prokurorisë dhe ende nuk është mbyllur hetimi.

Ata ngrenë shqetësimin se gjatë kësaj periudhe janë ndryshuar edhe pyetjet drejtuar ekspertëve topografikë, çka sipas tyre ka devijuar drejtimin e hetimeve.

Lexo më shumë  Konfindustria tre kërkesa ndaj qeverisë Rama: Nuk keni marrë asnjë masë lehtësuese

Banorët kërkojnë një takim të drejtpërdrejtë me prokurorin e çështjes ose me drejtuesit e institucionit, duke theksuar se nuk do të ndalen në protestat e tyre deri në marrjen e një përgjigjeje.

LEXO EDHE: Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat: Ndërtimi i resortit turistik është vjedhje e tokës sonë, duam drejtësi

Ndërkohë, një tjetër incident është shënuar një ditë më parë, ku një prej protestuesve, Gëzim Pjeshka nga Rrjolli, është shoqëruar në komisariat gjatë takimit të pasdites të kryeministrit Edi Rama në Lezhë.

Lexo më shumë  “Ligj me porosi” edhe për Jared Kushner?

Ai ka rrëfyer për mediat momentet e shoqërimit dhe arsyet e ndërhyrjes së policisë.

Prej tre muajsh, banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë, duke e cilësuar projektin si kërcënim për pronat dhe mjedisin.

Rruga Press

YouTube player