Protestë para ambasadës serbe në Shkup/ Pollozhani: Vuçiq, kopje e shëmtuar e Putinit
Shoqata e ish të burgosurve politik e mbështetur edhe nga disa parti politike sot përmes një proteste para ambasadës së Serbisë në Shkup shprehën revoltën e tyre për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
“Të mos harroj Vuçiqi se shqiptarët kanë një gjuhë një histori dhe një flamur që do ta mbrojnë deri në fund. Kërkojmë nga KFOR-i dhe Eulexi që të veprojnë në ruajtje të sovranitetit, lëvizjes së lirë në bashkëpunim me ushtrinë dhe policinë e Kosovës”, tha Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve politikë, për të shtuar se Vuçiq serbët e Kosovës i përdor si vegël për të qëndruar sa më gjatë në pushtet.
“Edhe kjo kopje e shëmtuar e Putinit është duke shkuar hapave të tij, edhe ky serbët e Kosovës i përdorë si vegël, për të qëndruar në pushtet në një kohë kur opozita serbe është më e zëshme dhe më e fortë nga dita në ditë”, tha Pollozhani.
Rruga Press