Lajme

Protestë në Shkup para ambasadës serbe/ Pollozhani: Kundër vringëllimit me armë dhe grumbullimit të armëve të rënda në kufirin verior të Kosovës

Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë në Maqedoni të Veriut njofton për protestë në datë 29 dhjetor, para ambasadës serbe në Shkup, për të kundërshtuar kërcënimet e Serbisë në drejtim të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë, veprimtari Shpëtim Pollozhani, i cili kërkoi njëkohësisht që Shqipëria të thërrasë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“I ftojmë partitë politike shqiptare, shoqatat joqeveritare dhe mbarë popullin shqiptar t’i bashkëngjitet protestës”, shkroi Pollozhani.

Në lidhje me agresionin serb kundër Kosovës, prej disa ditësh po mbahen protesta para ambasadës serbe në Tiranë, ku qytetarët kanë dalë për të shprehur mbështetje për Kosovë, ku dhe dënojnë aktet destabilizuese të strukturave kriminale në veri të Kosovës të udhëzuara nga Beogradi zyrtar.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Poashtu, ditët në vijim pritet të organizohet një protestë masive në Tiranë, përpara ambasadës serbe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *