KryesoreLajme

Protestë në Shkozë, banorët: Rruga me gropa dhe me baltë, Bashkia nuk vë dorë

Banorët e Shkozës kanë protestuar sot në lidhje me gjendjen e amortizuar të rrugës që lidh banesat e tyre me aksin kryesor. Ata shprehen se Bashkia nuk ka bërë asnjë lloj investimi, pavarësisht se ata protestojnë prej javësh e muajsh.

Makinat kanë vështirësi për të lëvizur për shkak të gropave të krijuara në rrugë. Një tjetër shqetësim i banorëve është fakti se në këtë rrugë, duhet të kalojnë së bashku me fëmijët, për ti çuar në shkollë.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

“I kemi vënë në dijeni të gjithë, dhe thonë që është zonë në zhvillim, nuk interesohet njeri hiç”, shprehet një prej banorëve, ndërkohë që një tjetër tregon se kjo situatë vijon prej një viti e gjysmë.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *